KODI I PROCEDURAVE ADMINISTRATIVE I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË   |   44/2015

Neni 147: Njoftimi i përshtatshëm

1Organi publik i komunikon palës ose një subjekti tjetër, të përfshirë në procedurën administrative, veprimin administrativ ose veprimin procedural me anë të njoftimit.

2Në qoftë se nuk është parashikuar ndryshe me ligj, organi publik është i lirë të vendosë mënyrën e duhur të njoftimit të veprimeve administrative apo ndonjë njoftim tjetër, në kuadrin e procedurës administrative, shqyrtimit të mjeteve ligjore administrative ose procedurës së ekzekutimit të aktit administrativ.

3Në çdo rast, organi publik kryen njoftimin, duke pasur parasysh efektivitetin e tij, mbrojtjen ligjore të interesave të palës, transparencën dhe koston.

Përmbajtja

    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment