KODI I PROCEDURAVE ADMINISTRATIVE I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË   |   44/2015

Neni 159: Dorëzimi personalisht

1Nëpunësi i organit publik i dorëzon personalisht shkresën marrësit në një nga vendet e njoftimit të parashikuara nga ky Kod. Dorëzimi personalisht pasqyrohet në një procesverbal. Procesverbali përfshin të dhënat për identifikimin e shkresës së dorëzuar, datën e dorëzimit dhe nënshkruhet nga nëpunësi dhe marrësi.

2Nëse marrësi nuk gjendet në vendin e njoftimit, nëpunësi i organit publik bën një përpjekje të dytë për dorëzimin personalisht, jo më parë se 24 orë dhe jo më vonë se 72 orë nga përpjekja e parë.

3Kur marrësi nuk gjendet përsëri apo kur ai refuzon marrjen në dorëzim, nëpunësi bën shënimin përkatës në një procesverbal dhe kur është e mundur e vërteton situatën me nënshkrimin e një dëshmitari të pranishëm. Në këtë rast, nëpunësi i organit publik vendos një shënim në mjediset e vendit të njoftimit, duke përcaktuar marrësin dhe zyrën përkatëse në organin publik ku mund të tërhiqet shkresa. Në shënim përcaktohet data dhe ora e lënies së shënimit, dhe data që vlerësohet si data e kryerjes së njoftimit sipas pikave 4 dhe 5 të këtij neni.

4Dorëzimi, sipas pikës 3, të këtij neni, vlerësohet i kryer pas 3 ditëve nga data e vendosjes së shënimit.

5Dorëzimi bëhet vetëm gjatë ditëve të punës, nga ora 700 deri në 1900.

Përmbajtja

    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment