1Kur nuk është i mundur njoftimi, sipas nenit të mësipërm, dhe marrësi nuk gjendet, nëpunësi i organit publik bën dorëzimin nëpërmjet një të treti, që pranon t’ia dorëzojë njoftimin marrësit, sipas kësaj radhe preference:
anjë personi të familjes që ka mbushur moshën 16 vjeç, në vendin e njoftimit të parashikuar në nenin 151, pika 1, shkronja “a”, e këtij Kodi;
bnjë fqinji madhor, në vendin e njoftimit, të parashikuar në nenin 151, pika 1, shkronja “a”, e këtij Kodi;
cnjë punonjësi apo portierit, në vendin e njoftimit, të parashikuar në nenin 151, pika 1, shkronjat “c” deri në “d”, të këtij Kodi.
2Dorëzimi, sipas pikës 1 të këtij neni, nuk mund të bëhet nëpërmjet një personi që merr pjesë në të njëjtën procedurë dhe ka interesa të kundërt me marrësin.
3Personi i tretë, që pranon të bëjë dorëzimin, nënshkruan procesverbal, ku merr përsipër t’i dorëzojë njoftimin personit të thirrur. Nëpunësi publik pasqyron në procesverbal të dhënat lidhur me marrëdhënien e personit të tretë me marrësin, të dhënat për identifikimin e shkresës së dorëzuar dhe datën e dorëzimit personit të tretë.
4Nëse personi i tretë refuzon marrjen në dorëzim, nëpunësi bën shënimin përkatës në një procesverbal dhe, kur është e mundur, e vërteton refuzimin me nënshkrimin e një dëshmitari të pranishëm.
5 Në rastin e parashikuar në pikën 4, të këtij neni, shkresa lihet në kutinë postare të vendbanimit apo të vendqëndrimit të marrësit. Data dhe ora e lënies në kutinë postare dhe data, e cila vlerësohet si dita e kryerjes së njoftimit, sipas pikave 6 dhe 7, të këtij neni, shënohen nga nëpunësi në zarfin e shkresës dhe reflektohen në procesverbalin përkatës.
6Dorëzimi vlerësohet i bërë pas 3 ditëve nga data e marrjes në dorëzim të shkresës nga personat e tretë ose nga data e lënies në kutinë postare.
7"Dorëzimi, sipas këtij neni, bëhet vetëm gjatë ditëve të punës, nga ora 700 deri në 1900. "