1Përveç rasteve të ekzekutimit të menjëhershëm, sipas nenit 179, të këtij Kodi, organi publik kompetent i dërgon subjektit të ekzekutimit një njoftim për të ekzekutuar detyrimin, sipas aktit administrativ, dhe i lë atij një afat të arsyeshëm.
2Njoftimi i ekzekutimit vullnetar bëhet në formë të shkruar dhe i dërgohet formalisht subjektit të ekzekutimit.