1Ekzekutimi i detyrueshëm pezullohet kryesisht ose me kërkesë të subjektit të ekzekutimit në rastet kur:
avërtetohet se ekziston rreziku i shkaktimit të një dëmi të rëndë dhe të pazëvendësueshëm për subjektin e ekzekutimit dhe pezullimi në këtë rast nuk e cenon interesin publik;
bgjykata kompetente për çështjet administrative ka vendosur pezullimin e zbatimit të aktit, sipas dispozitave të legjislacionit për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve administrative;
cekzekutimi është kryer apo është duke u kryer ndaj një subjekti që nuk detyrohej;
çsipas ligjit, ekzekutimi nuk lejohet;
dnë rastet e tjera, të parashikuara nga ligji.
2Në të gjitha rastet, organi publik arsyeton vendimin e tij për pezullimin e ekzekutimit të detyrueshëm.