1Organi publik mund të ushtrojë në mënyrë përjashtimore një nga mënyrat e ekzekutimit të detyrueshëm, të parashikuara në nenet 176 dhe 177, të këtij Kodi, edhe pa nxjerrë paraprakisht një akt administrativ, nëse përmbushen të tre kushtet e mëposhtme:
aështë e nevojshme marrja e një mase urgjente për të siguruar rendin dhe sigurinë publike, apo shmangur kërcënime a rreziqe të menjëhershme për jetën, shëndetin, apo pronën e personave;
bpër shkak të urgjencës ekstreme për marrjen e masës, akti administrativ, që urdhëron plotësimin e një detyrimi jofinanciar, nuk mund të nxirret në kohë;
cnuk mund të gjendet menjëherë pala, apo përfaqësuesi, të cilit do t’i drejtohet akti, për urdhërimin e plotësimit të një detyrimi jofinanciar.
2Me kërkesë të palës së cenuar nga ekzekutimi i masës urgjente dhe brenda 8 ditëve nga data e paraqitjes së kërkesës, organi publik duhet të nxjerrë një akt në formë të shkruar, që konfirmon veprimin e kryer. Në çdo rast, kërkesa e palës mund të bëhet jo më vonë se 60 ditë nga data e ekzekutimit.