1Ky Kod zbatohet kur organi publik, në ushtrimin e funksioneve publike administrative, të rregulluara nga e drejta administrative:
avendos për të drejtat, detyrimet dhe interesat e ligjshëm të personave, si dhe çdo rast tjetër, kur ligji parashikon shprehimisht nxjerrjen e një akti administrativ;
blidh një kontratë administrative apo kryen një veprim tjetër administrativ, i cili ka të bëjë me të drejtat, detyrimet dhe interesat e ligjshëm të personave.
2 Dispozitat e këtij Kodi zbatohen edhe për rastet kur:
apersonat juridikë, publikë apo privatë, që ushtrojnë funksione vetë-rregulluese në fushën e profesioneve të rregulluara, të krijuara me ligj apo që u është dhënë e drejta e ushtrimit të këtyre funksioneve, në bazë të legjislacionit në fuqi, vendosin sipas shkronjës “a”, të pikës 1, të këtij neni;
bpersonat privatë, të cilëve u është dhënë e drejta për të ushtruar funksione, detyra ose kompetenca publike, në bazë të legjislacionit në fuqi, vendosin sipas shkronjës “a”, të pikës 1, të këtij neni;
cpersonat juridikë, publikë apo privatë, të cilët ofrojnë shërbime publike, vendosin mbi të drejtat dhe detyrimet e përdoruesve të shërbimit.
3Parimet e sanksionuara në këtë Kod zbatohen për aq sa është e mundur edhe mbi aktet normative nënligjore.