KODI I PROCEDURAVE ADMINISTRATIVE I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË   |   44/2015

Neni 20: Gjuha dhe përkthimi në procedurën administrative

1"Përveçse kur parashikohet ndryshe me ligj, procedura administrative kryhet në gjuhën dhe shkrimin shqip."

2Nëse pala duhet të paraqesë një kërkesë brenda afatit dhe e bën këtë në një gjuhë të huaj, organi publik e njofton palën për detyrimin për ta paraqitur kërkesën në gjuhën dhe shkrimin shqip. Nëse për arsye teknike pala nuk është në gjendje të sigurojë përkthimin brenda datës së përfundimit të afatit të rregullt për paraqitjen e kërkesës, organi publik cakton një afat shtesë të përshtatshëm, brenda të cilit duhet të sigurohet një përkthim i kërkesës dhe dokumenteve të nevojshme.

3Afati i parashikuar në pikën 2, të këtij neni, fjalia e parë konsiderohet se është respektuar vetëm nëse organi publik merr përkthimin brenda afatit shtesë të caktuar dhe të njoftuar nga organi publik.

4Nëse kërkesat, të cilat përcaktojnë fillimin e afatit, brenda të cilit organi publik duhet të veprojë, merren në një gjuhë të huaj, afati fillon në datën kur organit publik i vihet në dispozicion një përkthim i tyre.

5Nëse organi publik nuk përcakton dhe nuk i njofton palës një afat shtesë për përkthimin dhe pasojat ligjore, sipas fjalisë së dytë, të pikës 2, të këtij neni, kërkesa në gjuhë të huaj vlerësohet e paraqitur brenda afatit.

Përmbajtja

    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment