1Procedura administrative është pa pagesë, përveç rasteve kur ligji parashikon ndryshe.
2Tarifa për zhvillimin e një procedure administrative nuk mund të jetë më e madhe se kostoja mesatare e nevojshme për zhvillimin e procedurës, përveçse kur parashikohet ndryshe në ligj.
3Organi publik që zhvillon procedurën nuk kërkon pagesën e tarifave edhe në rastet kur kjo parashikohet me ligj, kur palët janë në pamundësi për të paguar. Kategoritë që janë në kushte pamundësie përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave.