1Me fillimin e procedurës administrative, organi publik verifikon nëse ka apo jo kompetencë lëndore dhe tokësore për të vendosur për çështjen objekt shqyrtimi.
2Çdo ndryshim ligjor ose nënligjor i mëvonshëm i kompetencës nuk ka efekt, përveç rasteve kur organi, në të cilin procedura ka nisur, nuk ekziston më, ose kur legjislacioni i ri parashikon ndryshe.