KODI I PROCEDURAVE ADMINISTRATIVE I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË   |   44/2015

Neni 24: Mungesa e kompetencës

1Kur një organ publik merr një kërkesë, për një çështje që e vlerëson jashtë kompetencës të vet, ia përcjell kërkesën menjëherë, dhe në çdo rast jo më vonë se dy ditë nga marrja e saj, organit publik kompetent dhe njofton kërkuesin për këtë.

2Afatet për kërkuesin vlerësohen të respektuara nëse kërkesa është paraqitur në kohë pranë organit jokompetent, ndërsa afatet përkatëse për organin publik kompetent fillojnë të llogariten nga data e marrjes së kërkesës.

3Palët nuk mund të përcaktojnë apo të ndryshojnë, me marrëveshje, kompetencën e organit publik.

Përmbajtja

    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment