1Çdo veprim administrativ, që ka për qëllim heqjen dorë të organit publik nga e drejta për të ushtruar kompetencat ligjore, është i pavlefshëm.
2Detyrimi për ushtrimin e kompetencave lëndore dhe tokësore dhe parashikimi i pikës 1, të këtij neni, nuk përjashtojnë të drejtën e organit publik për të deleguar kompetencën e tij ligjore në favor të organeve të tjera të administratës, sipas procedurave të parashikuara në këtë Kod