KODI I PROCEDURAVE ADMINISTRATIVE I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË   |   44/2015

Neni 27: Mosmarrëveshjet e kompetencave

1Përveçse kur parashikohet ndryshe me ligj, konkurrimi i kompetencave ndërmjet dy ose më shumë organeve publike zgjidhet me marrëveshje me shkrim midis tyre.

2Në rast se ato nuk arrijnë në një marrëveshje, konflikti zgjidhet nga:

aKryeministri, në rast të konfliktit ndërmjet ministrive të ndryshme;

bministri ose titullari i institucionit qendror ose epror, për institucionet e varësisë;

cgjykata administrative, për të gjitha rastet e tjera, për të cilat ajo është kompetente.

3Zgjidhja e konfliktit mund të kërkohet nga secili prej organeve të përfshira, me marrjen dijeni të konfliktit.

4Konflikti sipas shkronjave “a” dhe “b”, të pikës 2, të këtij neni, zgjidhet brenda 10 ditëve nga dita e depozitimit të kërkesës.

Përmbajtja

    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment