1Organet publike kompetente mund të delegojnë kompetencat e tyre ligjore te një organ tjetër publik.
2Organet publike kompetente mund të delegojnë kompetencat e dhëna me ligj ose me akte nënligjore tek organet e tyre vartëse.
3Organet kolegjiale të administratës publike nuk mund t’i delegojnë kompetencat e tyre në favor të drejtuesve të tyre.
4Organi i deleguar ndalohet të nëndelegojë te një organ i tretë kompetencat e përfituara përmes delegimit.
5Çdo vendim i organit delegues, që ka për qëllim autorizimin e organit të deleguar për të nëndeleguar kompetencat e nëndeleguara, është i pavlefshëm.