KODI I PROCEDURAVE ADMINISTRATIVE I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË   |   44/2015

Neni 29: Procedura e delegimit

1Kur ligji e lejon, delegimi i kompetencave bëhet në çdo rast me vendim të organit delegues për organet në varësi të tij dhe me vendim ose me marrëveshje në ato raste kur organi i deleguar nuk është në varësi të organit delegues.

2Në aktin e delegimit përcaktohen:

akompetencat e deleguara;

bfinancimi i detyrave të deleguara;

cinstitucioni i ngarkuar me mbikëqyrjen, si dhe objekti e instrumentet e mbikëqyrjes;

çkriteret e ndërprerjes dhe mekanizmat për kryerjen e detyrave të deleguara, në rast të ndërprerjes së delegimit;

ddatën e fillimit të ushtrimit kompetencave të deleguara.

3Delegimi i kompetencave botohet në Fletoren Zyrtare ose në buletinet e njoftimeve publike. Në rastet e organeve të qeverisjes vendore, delegimi botohet në gazetën e njësisë së qeverisjes vendore apo në buletinet zyrtare të akteve të njësive të qeverisjes vendore dhe, kur nuk ekziston një i tillë, njoftimi përkatës afishohet në vende publike.

Përmbajtja

    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment