KODI I PROCEDURAVE ADMINISTRATIVE I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË   |   44/2015

Neni 33: Pala në procedurën administrative

1Palë në procedurën administrative, përveç sa parashikohet në nenin 3, të këtij Kodi, është çdo person:

ame kërkesë të të cilit ka filluar procedura administrative;

bndaj të cilit ka filluar procedura administrative, ose të cilit i drejtohet apo synohet t’i drejtohet vendimi i procedurës administrative; ose

cme të cilin organi publik synon të lidhë apo ka lidhur një kontratë administrative.

2Në procedurën administrative janë gjithashtu palë edhe mbajtësit e interesave publikë të autorizuar me ligj, si dhe mbajtësit e interesave kolektivë apo interesave të gjerë të publikut, nëse këta interesa mund të cenohen nga rezultati i procedurës administrative.

3Organi publik që zhvillon procedurën administrative, me kërkesë apo kryesisht, përfshin si palë në procedurë çdo person tjetër, të përcaktuar ose lehtësisht të përcaktueshëm, të ndryshëm nga ato të parashikuara në pikat 1 dhe 2, të këtij neni, të cilin, rezultati i procedurës administrative mund ta cenojë në të drejtat apo interesat e tij të ligjshëm.

Përmbajtja

    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment