1Pala mund t’i kryejë të gjitha veprimet procedurale personalisht ose nëpërmjet përfaqësuesit, në përputhje me parashikimet e këtij Kodi
2Në rastin kur pala vepron e përfaqësuar, organi publik kryen veprimet procedurale me përfaqësuesin.
3Organi publik mund të kërkojë kryerjen e një ose disa veprimeve procedurale drejtpërdrejt nga pala, në rastet kur parashikohet shprehimisht nga ligji. Në këtë rast, organi publik njofton edhe përfaqësuesin.