KODI I PROCEDURAVE ADMINISTRATIVE I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË   |   44/2015

Neni 36: Përfaqësuesi i caktuar kryesisht

1Organi publik, që kryen procedurën, e pezullon procedurën dhe i kërkon autoritetit kompetent sipas ligjit, caktimin e përfaqësuesit ligjor ose përkatësisht zëvendësimin e tij, kur konstaton se palës që nuk ka zotësi të plotë për të vepruar ose ka zotësi të kufizuar për të vepruar nuk i është caktuar ende përfaqësuesi ligjor ose ai ka konflikt interesash me të përfaqësuarin.

2Në rastin e parashikuar në pikën 1, të këtij neni, nëse është urgjente dhe nëse e kërkon interesi i palës, organi publik cakton një përfaqësues të përkohshëm për kryerjen e një veprimi të caktuar procedural, ose deri në caktimin apo zëvendësimin e përfaqësuesit ligjor.

3Organi publik, që kryen procedurën administrative, mund të caktojë një përfaqësues sipas parashikimeve të pikës 2, të këtij neni, edhe kur:

aidentiteti i palës është i panjohur;

bmegjithëse identiteti i palës njihet, është i pamundur njoftimi i saj;

cpala është në pamundësi objektive për të ndjekur interesat e vet dhe nuk ka zgjedhur një përfaqësues;

çpala nuk ka vendqëndrim në Shqipëri dhe nuk ka zgjedhur një përfaqësues brenda afatit të dhënë nga organi publik.

4Organi publik njofton menjëherë palën për caktimin e përfaqësuesit. Në rastet e parashikuara në shkronjat “a” dhe “b”, të pikës 3, të këtij neni, organi publik njofton caktimin e përfaqësuesit nëpërmjet njoftimit publik, sipas parashikimeve të këtij Kodi.

5Përfaqësuesi i caktuar kryesisht, sipas pikave 2 dhe 3 të këtij neni, merr pjesë dhe e përfaqëson palën në gjithë procedurën administrative, ose vetëm në veprimin procedural për të cilin është caktuar, deri në paraqitjen e palës apo të përfaqësuesit të zgjedhur prej saj.

Përmbajtja

    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment