1Të gjitha palët në një procedurë administrative kanë të drejtë të njihen me dokumentet e dosjes së kësaj procedure, si dhe të marrin kopje të tyre
2Organi publik, i përfshirë në procedurën administrative, brenda 5 ditëve nga paraqitja e kërkesës, siguron në mjediset e tij të punës kushte për mbajtjen e të dhënave, si dhe kushte për njohjen dhe marrjen e kopjeve të dokumenteve, sipas pikës 1 të këtij neni. Në raste të veçanta, kur është më e përshtatshme për kërkuesin, njohja me dosjen mund të bëhet edhe në mjediset e një organi tjetër publik ose në përfaqësitë konsullore dhe diplomatike të Republikës së Shqipërisë jashtë vendit.
3Dokumentet që përmbajnë të dhëna personale, tregtare ose profesionale, mund të merren ose të përdoren nga të tretët vetëm me pëlqimin e individit, të cilit i përkasin këto të dhëna. Pëlqimi nuk kërkohet nëse dokumentet do të përdoren për qëllime të parashikuara në ligj ose akte nënligjore.
4Kur dokumentacioni administrohet në formë elektronike, organi publik i siguron palës mjetet e nevojshme teknike për njohjen me të. Organi publik mund t’i bëjë dokumentet elektronike të aksesueshme nga interneti, nëse kjo nuk cenon sigurinë e të dhënave të mbrojtura sipas ligjit.
5Lëshimi i kopjeve të dokumenteve bëhet kundrejt një pagese, që përcaktohet në vendimin e organit publik dhe në çdo rast nuk kalon koston e riprodhimit të tyre.