1Një organ publik mund të njësojë kopje ose pjesë të dokumenteve të lëshuara nga një organ tjetër publik, nëse kopja ose pjesa e dokumentit janë të nevojshme për zhvillimin e procedurës përpara vetë organit që bën njësimin dhe nëse pala e interesuar paraqet origjinalin e dokumentit të lëshuar nga organi tjetër.
2Rregullat për njësimin, të parashikuara në nenin 49, të këtij Kodi, zbatohen për aq sa është e mundur edhe për rastin e parashikuar në pikën 1 të këtij neni. Shënimi i njësimit përmban të dhëna identifikuese të personit që ka paraqitur dokumentin origjinal.
3Organi publik regjistron çdo njësim të kryer dhe mban një kopje të njësuar të aktit