1Çdo organ publik i autorizuar me vendim të Këshillit të Ministrave, vërteton nënshkrimet kur dokumenti i nënshkruar kërkohet t’i paraqitet një autoriteti ose organi tjetër publik, të cilit duhet t’i paraqitet dokumenti i nënshkruar.
2Vërtetimi i nënshkrimit bëhet vetëm kur nënshkrimi është bërë ose pranuar në prani të nëpunësit të organit publik të ngarkuar për këtë qëllim.
3Shënimi i vërtetimit vendoset afër nën-shkrimit që vërtetohet dhe duhet të përmbajë:
anjë deklaratë se nënshkrimi është i vërtetë;
bidentitetin e saktë të personit, nënshkrimi i të cilit vërtetohet, si dhe shënimin nëse nëpunësi përgjegjës për vërtetimin është bindur për identitetin e personit dhe nëse nënshkrimi është bërë ose pranuar në prani të tij;
cdeklaratën se vërtetimi bëhet vetëm për paraqitjen pranë një autoriteti ose një organi tjetër publik dhe emrin e këtij autoriteti apo organi;
çvendin dhe datën e vërtetimit, si dhe nën-shkrimin e nëpunësit përgjegjës për vërtetimin dhe vulën zyrtare