KODI I PROCEDURAVE ADMINISTRATIVE I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË   |   44/2015

Neni 55: Vendimi dhe pasojat e rivendosjes në afat

1Kërkesa për rivendosjen në afat paraqitet dhe shqyrtohet nga organi publik kompetent që zhvillon procedurën administrative ose organi kompetent që vendos mbi mjetet ligjore administrative, ose organi që vazhdon ekzekutimin në përputhje me çështjen. Organi para të cilit është paraqitur kërkesa për rivendosjen në afat merr vendim brenda 15 ditëve.

2Depozitimi i kërkesës shkakton pezullimin e të gjitha veprimeve procedurale të kryera si pasojë e humbjes së afatit.

3Kundër vendimit të organit publik për mospranimin e kërkesës për rivendosjen në afat, mund të bëhet ankim sipas rregullave të parashikuara nga ky Kod dhe legjislacioni në fuqi.

4Pranimi i kërkesës për rivendosjen në afat shkakton anulimin e të gjitha veprimeve procedurale, të kryera si pasojë e humbjes së afatit.

Përmbajtja

    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment