1Përveç kur parashikohet ndryshe nga ligji, afatet caktohen në ditë, muaj ose vite. Përfundimi i afatit mund të përcaktohet edhe me një datë të caktuar kalendarike.
2Kur afati caktohet në ditë, në llogaritjen e tij përjashtohet dita kur ka ndodhur ngjarja, nga e cila fillon të ecë afati.
3Afati i përcaktuar në muaj ose vite mbaron me kalimin e asaj dite, atij muaji apo atij viti të fundit, që ka të njëjtin numër me atë të ditës, në të cilën ka ndodhur ngjarja nga e cila ka filluar të ecë afati. Kur një ditë e tillë mungon në muajin e fundit, afati mbaron me kalimin e ditës së fundit të këtij muaji.
4Të shtunat, të dielat dhe ditët e festave zyrtare nuk pengojnë fillimin dhe kohëzgjatjen e afateve. Kur dita e fundit e një afati bie e shtunë, e diel ose një ditë feste zyrtare, afati mbaron në ditën e punës që vjen pas saj.