KODI I PROCEDURAVE ADMINISTRATIVE I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË   |   44/2015

Neni 62: Pasaktësitë në kërkesën e palës së interesuar për fillimin e procedurës administrative

1Në qoftë se kërkesa e palës së interesuar për fillimin e procedurës administrative nuk është paraqitur në përputhje me kërkesat e neneve 58 dhe 59, të këtij Kodi, kërkuesit i kërkohet me shkrim që të korrigjojë pasaktësitë ekzistuese.

2Me përjashtim të rasteve kur në ligjet e veçanta parashikohet ndryshe, organi publik i drejtohet kërkuesit për korrigjimin e pasaktësive brenda 7 ditëve nga dita e regjistrimit të kërkesës dhe i cakton kërkuesit një afat për plotësimin e pasaktësive.

3Pavarësisht nga parashikimet e pikave 1 dhe 2, të këtij neni, dhe për aq sa është e mundur, organi publik i korrigjon vetë pasaktësitë e kërkesës, duke mos i dëmtuar interesat ligjorë të palëve të interesuara

4Kur kërkuesi plotëson pasaktësitë brenda afatit të përcaktuar, ajo quhet e regjistruar nga dita që është regjistruar në organin publik

5Kur kërkuesi nuk plotëson pasaktësitë brenda afatit të caktuar dhe këto pasaktësi nuk mund të plotësohen nga organi publik, sipas pikës 3, të këtij neni, kërkesa quhet se nuk është regjistruar dhe i kthehet kërkuesit bashkë me aktet e tjera.

Përmbajtja

    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment