1Organi publik, që është kompetent për marrjen e vendimit përfundimtar, mund të marrë edhe vendime të ndërmjetme, kur gjykohet se mosmarrja e masave të caktuara do të shkaktonte një dëm të rëndë e të pariparueshëm mbi interesin publik, apo të drejtave ose interesave të ligjshëm të palëve.
2Vendimet e ndërmjetme mund të merren me nismën e organit publik ose me kërkesën e palëve të interesuara.
3Vendimi për marrjen e masave të ndërmjetme duhet të jetë i arsyetuar, me afat të përcaktuar dhe u njoftohet palëve.