KODI I PROCEDURAVE ADMINISTRATIVE I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË   |   44/2015

Neni 75: Përgjegjësitë e pikave të shërbimit me një ndalesë

1Pikat e shërbimit me një ndalesë janë përgjegjëse për:

akëshillimin e të interesuarve në të njëjtën mënyrë si organi publik kompetent;

bpranimin e kërkesave për nxjerrjen e një akti administrativ apo kryerjen e një veprimi tjetër administrativ, si dhe paraqitjen e mendimeve, shpjegimeve, propozimeve, komenteve, dokumenteve apo mjeteve ligjore administrative, në përputhje me këtë Kod, dhe transferimin e tyre organit publik kompetent;

cnjoftimin e kërkuesit për çdo akt dhe veprim procedural të organit publik kompetent, si dhe për çdo komunikim ndërmjet palës së interesuar dhe organit publik kompetent, në lidhje me aktivitetin specifik.

2Përveçse kur parashikohet ndryshe nga ligji, ekzistenca e pikave të shërbimit me një ndalesë nuk cenon kompetencën e secilit prej organeve publike, të përfshira në procedurën administrative, si dhe të drejtën e të interesuarve t’i drejtohen drejtpërdrejt organit publik kompetent.

3Përveç rasteve kur parashikohet ndryshe me ligj, pika e shërbimit me një ndalesë është organi publik kompetent për aktin më të rëndësishëm administrativ, të lidhur me fillimin dhe ushtrimin e veprimtarisë nga organet publike të përfshira. Mosmarrëveshjet ndërmjet organeve publike të përfshira në veprimtaritë, të cilat kryhen nëpërmjet pikave të shërbimit me një ndalesë, zgjidhen në përputhje me nenin 27 të këtij Kodi.

Përmbajtja

    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment