KODI I PROCEDURAVE ADMINISTRATIVE I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË   |   44/2015

Neni 76: Informimi dhe procedura

1Pikat e shërbimit me një ndalesë informojnë apo vënë në dispozicion të të interesuarve, të gjithë informacionin e nevojshëm për procedurën administrative. Informacioni përfshin edhe të dhëna për mjetet dhe kushtet për aksesin në regjistrat publikë dhe në bazat e të dhënave shtetërore, si dhe për mjetet e ankimit, në rast mosmarrëveshjeje. Shërbimet e përcaktuara në pikën 1, të nenit 76, të këtij Kodi, dhe në këtë pikë kryhen drejtpërdrejt në pikën e shërbimit me një ndalesë, si dhe nëpërmjet postës apo mjeteve elektronike.

2Afatet për organin publik fillojnë të llogariten me depozitimin e kërkesës dhe të dokumentacionit të plotë në pikën e shërbimit me një ndalesë, apo sipas rregullave të përcaktuara në nenin 57, të këtij Kodi, pavarësisht nga koha e nevojshme për transferimin tek organi publik kompetent.

3Këshilli i Ministrave përcakton me vendim:

aveprimtaritë ekonomike, si dhe procedurat administrative, lidhur me fillimin dhe ushtrimin e veprimtarisë, të cilat kryhen nëpërmjet pikave të shërbimit me një ndalesë;

borganet publike që shërbejnë si pika shërbimi me një ndalesë apo krijon organe publike të posaçme për këtë qëllim;

cprocedurat e brendshme të komunikimit ndërmjet pikës së shërbimit me një ndalesë dhe organit publik kompetent;

çprocedurat dhe standardet për sportelet pritëse të qytetarëve dhe zyrave mbështetëse përgjegjëse për përpunimin e të dhënave dhe finalizimin e shërbimeve publike në qendrat e shërbimit me një ndalesë.

Përmbajtja

    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment