1Procedura hetimore zhvillohet nga organi publik, në kompetencën e të cilit është marrja e vendimit përfundimtar.
2Organi publik kompetent për marrjen e vendimit mund t’ia delegojë të drejtën për zhvillimin e procedurës hetimore organit vartës, me përjashtim të rasteve kur delegimi ndalohet me ligj.
3Organi publik, që ka kompetencë për zhvillimin e procedurës hetimore, mund t’i ngarkojë organit vartës detyra specifike hetimore.