KODI I PROCEDURAVE ADMINISTRATIVE I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË   |   44/2015

Neni 78: Bashkëpunimi gjatë hetimit administrativ

1Pala bashkëpunon me organin publik në përcaktimin e fakteve dhe rrethanave të nevojshme për zgjidhjen e çështjes. Ligji mund të parashikojë shprehimisht detyrimin e mëtejshëm të palës për të paraqitur informacione, prova, dokumente, deklarata apo për t’u paraqitur personalisht përpara organit publik.

2Palëve nuk mund t’u kërkohet të paraqiten personalisht pranë organit publik, nëse komunikimi me to mund të sigurohet me mjete të tjera më të përshtatshme.

3Palët mund t’i paraqesin deklaratat e tyre në formë të shkruar apo verbale. Për shkak të problematikës ose kompleksitetit të çështjes, palëve mund t’u kërkohet t’i paraqesin deklaratat e tyre me shkrim.

Përmbajtja

    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment