1Nëse paraqitja e provave para organit publik që zhvillon procedurën është e vështirë, kërkon kohë ose ka kosto të lartë, organi publik mund të vendosë, kryesisht apo me kërkesë të palës, që marrja tërësisht e provave ose e një pjese të tyre të bëhet nga një organ tjetër publik.
2Në këtë rast zbatohen, për aq sa është e mundur, parashikimet e neneve 71 dhe 73, të këtij Kodi, për ndihmën administrative.