1Në qoftë se palët nuk i përgjigjen njoftimit, administrata mund të bëjë një njoftim të ri ose të ndërpresë procedurën, kur një gjë e tillë nuk cenon ndonjë interes publik.
2Mungesa e përgjigjes ndaj njoftimit mund të merret në konsideratë për qëllimet e të provuarit, në përputhje me rrethanat e çështjes, por në asnjë rast kjo nuk e çliron organin publik nga detyrimi për t’i kërkuar vetë provat dhe faktet dhe për të dhënë një vendim përfundimtar.
3Në ato raste kur informacioni apo dokumentet e kërkuara nga palët janë të domosdoshme për shqyrtimin e pretendimit të ngritur nga vetë palët, procedura pezullohet deri në sigurimin e informacionit dhe palët njoftohen për këtë gjë.