1Kur një provë, nga e cila varet zgjidhja e çështjes ose që ndikon në sqarimin e saj, ka rrezik të zhduket ose të vështirësohet ose bëhet e pamundur marrja e saj, organi publik, kryesisht apo me kërkesën e justifikuar të palës, mund të vendosë marrjen më parë të kësaj prove (sigurimi i provës).
2Organi publik që zhvillon procedurën administrative mund të vendosë sigurimin e provës edhe përpara fillimit të procedurës administrative. Sigurimi i provës mund të bëhet edhe në çdo fazë të procedurës administrative. Përgjegjësia për sigurimin e provave bie mbi organin publik që zhvillon procedurën.
3Shpenzimet që krijohen gjatë veprimeve të ndërmarra nga administrata për sigurimin e provave, përveç atyre provave që zotërohen prej saj, mbulohen nga pala e interesuar që i kërkon ato.