1Procedura e nisur me kërkesë, deklarohet e përfunduar pa një vendim përfundimtar, si pasojë e mospagimit brenda afatit të përcaktuar, të tarifave, pagimi i të cilave, sipas ligjit është kusht për nxjerrjen e vendimit përfundimtar, me përjashtim të rasteve të parashikuara ndryshe në këtë Kod.
2Nëse pala paguan dyfishin e shumës brenda 10 ditëve nga përfundimi i afatit fillestar për pagesën e tarifës, organi publik përfundon procedurën administrative duke marrë vendimin përfundimtar përkatës.