KODI I PROCEDURAVE ADMINISTRATIVE I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË   |   44/2015

Neni 97: Miratimi në heshtje

1Nëse pala ka kërkuar në procedurën administrative nxjerrjen e një akti administrativ shkresor dhe organi publik nuk njofton vendimin brenda afatit të përcaktuar me ligj apo akt nënligjor për përfundimin e procedurës dhe nuk njofton zgjatjen e afatit ose nuk njofton vendimin brenda afatit të zgjatur, kërkesa konsiderohet si e miratuar dhe akti administrativ shkresor i kërkuar si i miratuar në heshtje (akti në heshtje) në rastet kur është parashikuar nga ligje të veçanta.

2Pala ka të drejtë të kërkojë nga autoriteti publik, i cili nuk ka nxjerrë aktin administrativ të kërkuar, një konfirmim me shkrim se kërkesa e saj konsiderohet të jetë miratuar në përputhje me pikën 1 të këtij neni. Konfirmimi përmban tekstin e kërkesës, datën e paraqitjes së saj dhe faktin që organi publik nuk ka njoftuar vendimin e tij brenda afatit të përcaktuar sipas pikës 1 të këtij neni.

3Nëse autoriteti nuk nxjerr një konfirmim në përputhje me pikën 2, të këtij neni, brenda 7 ditëve nga data e depozitimit të kërkesës së palës sipas pikës 2, të këtij neni, ose në të njëjtën kohë nuk nxjerr aktin administrativ të kërkuar, pala mund të ngrejë padi në gjykatën kompetente për çështjet administrative, për të saktësuar të drejtat dhe detyrimet ndërmjet paditësit dhe organit publik.

Përmbajtja

    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment