KODI I PROCEDURAVE ADMINISTRATIVE I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË   |   44/2015

Neni 99: Kërkesat e formës së aktit administrativ të shkruar në letër ose elektronik

1Në çdo rast akti administrativ duhet të tregojë qëllimin e tij.

2Akti administrativ i shkruar në letër ose elektronik përmban:

apjesën hyrëse, që përmban: i) emrin e organit publik që nxjerr aktin; ii) palët të cilave u drejtohet akti; iii) datën e miratimit; iv) bazën ligjore;

bpjesën arsyetuese;

c"dispozitivin që tregon: i) pjesën urdhëruese që tregon çfarë është vendosur; ii) kohën e hyrjes në fuqi të aktit; iii) të drejtën e ankimit, përfshirë organin publik apo gjykatën ku mund të paraqitet ankimi, mjetet e ankimit, afatin dhe mënyrën e përllogaritjes së tij për paraqitjen e ankimit. "

3Nëse nuk parashikohet ndryshe nga ligji, akti administrativ i shkruar në letër përmban nënshkrimin, emrin dhe mbiemrin e shkruar të nëpunësit përgjegjës, apo përkatësisht të kryetarit dhe të sekretarit të organit kolegjial.

4Akti administrativ elektronik nënshkruhet në mënyrë elektronike në përputhje me legjislacionin në fuqi. Në këto raste, kërkesat e pikës 3, të këtij neni, zëvendësohen me nënshkrimin elektronik të organit publik, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Përmbajtja

    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment