KODI I PROCEDURAVE ADMINISTRATIVE I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË   |   44/2015

Neni 98: Forma e aktit administrativ

1Përveçse kur parashikohet ndryshe nga ligji, akti administrativ ka formë të shkruar në letër ose elektronike, verbale, ose çdo formë tjetër të përshtatshme.

2Akti administrativ verbal konfirmohet në formë të shkruar në letër ose elektronike, kur pala e kërkon këtë menjëherë.

3Organi publik është i detyruar të konfirmojë pa vonesë përmbajtjen e aktit verbal, në formë të shkruar në letër ose elektronike.

4Konfirmimi, sipas pikave 2 dhe 3, të këtij neni, megjithëse nuk është akt administrativ, duhet të jetë në përputhje me kërkesat e përcaktuara në nenin 99 të këtij Kodi.

5Aktet e organeve kolegjiale bëhen në formë shkresore. Këto akte regjistrohen në një procesverbal, pa të cilin ato nuk sjellin asnjë pasojë juridike.

Përmbajtja

    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment