1Kuvendi zgjedh 2 anëtarë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë nga radhët e avokatëve, të cilët plotësojnë kushtet e parashikuara nga Kushtetuta dhe nga parashikimet e këtij neni.
2Për verifikimin paraprak të plotësimit të kushteve ligjore nga kandidatët dhe për vlerësimin paraprak të integritetit moral e profesional të tyre, krijohet një Komision i Pavarur Ad Hoc, sipas parashikimeve të nenit 121 të këtij ligji.
3Avokatët që kandidojnë për pozicionin e anëtarit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë duhet të plotësojnë kushtet e mëposhtme:
atë jenë shtetas shqiptarë;
btë kenë përfunduar ciklin e dytë të studimeve universitare për drejtësi me diplomë “Master i shkencave”, ose diplomë të njësuar me të, ose studimet universitare për drejtësi jashtë shtetit dhe të kenë marrë një diplomë të njësuar, sipas rregullave për njësimin e diplomave, të parashikuara me ligj;
ctë jenë avokatë të licencuar sipas ligjit;
çtë kenë shlyer rregullisht të gjitha detyrimet tatimore dhe ato financiare ndaj Dhomës së Avokatisë;
dtë kenë jo më pak se 15 vjet përvojë pune në profesionin e juristit, nga të cilat të paktën 10 vitet e fundit të kenë ushtruar profesionin e avokatit pa ndërprerje;
dhtë jenë licencuar për të ushtruar profesionin pranë Gjykatës së Lartë ose Gjykatës Kushtetuese, sipas parashikimeve të ligjit “Për profesionin e avokatit”;
etë mos kenë masë disiplinore në fuqi;
ëtë mos kenë qenë dënuar më parë me vendim gjyqësor të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale;
ftë mos kenë mbajtur gjatë 10 viteve të fundit funksione politike në administratën publike ose pozicione drejtuese në partitë politike;
gtë mos kenë qenë anëtarë, bashkëpunëtorë ose të favorizuar të ish-Sigurimit të Shtetit para 2 korrikut 1991 në kuptimin e ligjit “Për të drejtën e informimit për dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë”;
gjtë mos jenë bashkëpunëtorë, informatorë ose agjentë të ndonjë shërbimi të inteligjencës;
hnë kohën e kandidimit, të mos kenë asnjë anëtar të familjes, sipas kuptimit të ligjit “Për deklarimin dhe kontrollin e pasurive, të detyrimeve financiare të të zgjedhurve dhe të disa nëpunësve publikë”, si dhe të afërm të shkallës së parë që është anëtar në detyrë i Këshillit ose kandidat për anëtar.
itë mos jenë larguar nga detyra të mëparshme si gjyqtar, prokuror ose oficer i Policisë Gjyqësore me masë disiplinore;
j të mos jenë kandidatë të propozuar nga trupa e pedagogëve të fakulteteve të drejtësisë dhe Shkollës së Magjistraturës, si dhe nga shoqëria civile.
4Avokatët që mbajnë pozicione drejtuese në dhomat e avokatisë ose në organet drejtuese të grupeve të interesit, të tilla si shoqata, grupime dhe sindikata avokatësh, japin dorëheqjen nga këto pozicione drejtuese në qoftë se zgjidhen anëtarë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë.