PËR ORGANET E QEVERISJES SË SISTEMIT TË DREJTËSISË   |   115/2016

Neni 118: Thirrja për paraqitjen e shprehjes së interesit

1Jo më vonë se 4 muaj para datës së mbarimit të mandatit të anëtarëve avokatë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë në detyrë, Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit shpall vendet vakante dhe thirrjen për paraqitjen e shprehjeve të interesit për avokatët që plotësojnë kriteret e parashikuara në nenin 117 të këtij ligji. Shpallja bëhet në faqen zyrtare të Kuvendit, të Dhomës Kombëtare të Avokatisë, të Avokatit të Popullit dhe të paktën në një gazetë me tirazhin më të lartë.

2Thirrja për paraqitjen e shprehjes së interesit përmban afatin, brenda të cilit duhet të dorëzohet shprehja e interesit, adresën postare dhe elektronike ku duhet të dorëzohet shprehja e interesit dhe dokumentet që duhet të shoqërojnë atë.

Përmbajtja

    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment