1Anëtari i Komisionit Ad Hoc është i detyruar të heqë dorë nga pjesëmarrja në procesin për verifikimin paraprak të kushteve ligjore, vlerësimin paraprak të kritereve profesionale dhe në renditjen e kandidatëve për anëtarë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, në rastet e mëposhtme:
akur ai, bashkëshorti/bashkëjetuesi i tij ose fëmijët e tij janë debitorë ose kreditorë në raport me kandidatin, ose kanë përfaqësuar interesat e tij në të shkuarën;
bkur ekzistojnë mosmarrëveshje ndërmjet tij, bashkëshortit/bashkëjetuesit të tij ose ndonjë të afërmi të tij me kandidatin.
2Vendimi për pranimin e dorëheqjes së anëtarit merret nga kryetari i komisionit. Në rast se konflikti i interesit ose papajtueshmëria prek kryetarin e komisionit, vendimi për pranimin e dorëheqjes pranohet nga zëvendëskryetari.