1Kandidatët mund të kërkojnë përjashtimin e anëtarit të Komisionit të Pavarur Ad Hoc nga pjesëmarrja në verifikimin paraprak të kushteve ligjore, vlerësimin paraprak të kritereve morale e profesionale dhe renditjen e kandidatëve jo më vonë se 3 ditë përpara datës së mbledhjes së komisionit kur ekziston një nga shkaqet e parashikuara në nenet 126 dhe 127, të këtij ligji, dhe anëtari nuk heq dorë vetë nga shqyrtimi i çështjes.
2Vendimi për përjashtimin e anëtarit merret nga kryetari i komisionit. Në rast se kërkohet përjashtimi i kryetarit, vendimi merret zëvendëskryetari.
3Kur anëtari i përjashtuar, i dorëhequr ose që mungon është Avokati i Popullit, ai zëvendësohet nga komisioneri i Avokatit të Popullit më i vjetër në moshë;
4Kur anëtari i përjashtuar, i dorëhequr ose që mungon është Kryetari i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, ai zëvendësohet nga Zëvendëskryetari i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.
5Kur anëtari i përjashtuar, i dorëhequr ose që mungon është një prej anëtarëve të tjerë të komisionit, ai zëvendësohet nga anëtari zëvendësues, sipas kritereve të parashikuara në nenin 123 të këtij ligji.