PËR ORGANET E QEVERISJES SË SISTEMIT TË DREJTËSISË   |   115/2016

Neni 129: Verifikimi i plotësimit të kushteve ligjore

1Jo më vonë se 45 ditë nga dita kur përfundon afati për dorëzimin e shprehjeve të interesit për të qenë anëtarë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Komisioni i Pavarur Ad Hoc verifikon plotësimin e kushteve ligjore nga kandidatët. Në ushtrimin e përgjegjësive të tij për verifikimin paraprak të plotësimit të kushteve ligjore nga kandidatët, komisioni ndihmohet nga administrata e Avokatit të Popullit.

2Për kontrollin e integritetit të kandidatëve, kryetari i komisionit i përcjell menjëherë Prokurorisë së Përgjithshme formularët e vetëdeklarimit, të plotësuar nga kandidatët, sipas kërkesave të ligjit “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike” nëse është e nevojshme. Prokuroria e Përgjithshme kryen verifikimet brenda 30 ditëve nga paraqitja e formularëve.

3Për kontrollin e kushteve të tjera ligjore, kryetari i komisionit dërgon kërkesa me shkrim në adresë të subjekteve publike dhe private, sipas nevojës.

4Për kontrollin e plotësimit të kushteve të parashikuara nga shkronjat “c” deri në “e”, të nenit 19, të këtij ligji, nëse është e nevojshme, kryetari i komisionit i drejtohet Dhomës Kombëtare të Avokatisë për saktësimin e informacionit të deklaruar nga kandidati.

5Me përfundimin e procedurës së verifikimit paraprak, komisioni shpall menjëherë emrat e kandidatëve që plotësojnë kushtet ligjore për të qenë anëtarë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë në faqen zyrtare të Avokatit të Popullit, të Kuvendit dhe të Dhomës Kombëtare të Avokatisë. Në të njëjtën kohë, komisioni i komunikon individualisht kandidatëve rezultatin e verifikimit të të dhënave të deklaruara.

6Komisioni i Pavarur Ad Hoc e ushtron veprimtarinë e tij në mënyrë kolegjiale, sipas rregullave dhe procedurave të parashikuara në legjislacionin për organizimin dhe funksionimin e organeve kolegjiale, për aq sa nuk është parashikuar ndryshe në këtë ligj.

Përmbajtja

    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment