1Kryetari i Komisionit të Pavarur Ad Hoc i përcjell Sekretarit të Përgjithshëm të Kuvendit një listë me emrat e kandidatëve që kanë marrë pikët më të larta, por jo më shumë se 10 kandidatë dhe në çdo rast jo më pak se trefishi i numrit të vendeve vakante. Lista me emrat e renditur të kandidatëve dhe lista me kandidatët që nuk plotësojnë kushtet dhe kriteret ligjore, si dhe raporti i vlerësimit regjistrohen në regjistrin e protokollit të Kuvendit. Asaj i bashkëngjiten kopjet origjinale, ose të noterizuara, të dokumentacionit të çdo kandidati, së bashku me inventarin e dosjes së tij.
2Rregullat e parashikuara në nenin 35, të këtij ligji, nga pika 2 deri në pikën 19, zbatohet edhe për përzgjedhjen e anëtarit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë nga radhët e avokatëve.