PËR ORGANET E QEVERISJES SË SISTEMIT TË DREJTËSISË   |   115/2016

Neni 132: Kriteret profesionale dhe morale për renditjen e kandidatëve

1Komisioni i Pavarur Ad Hoc bën renditjen e kandidatëve në bazë të meritave të tyre profesionale bazuar në:

arezultatet e vlerësimit profesional dhe të etikës të kandidatëve në punët që kanë bërë në të shkuarën, nëse ka, ose rezultatet e arritura gjatë përvojave të tyre të punës, që lidhen me ushtrimin e funksioneve në fushën përkatëse që lidhet me veprimtarinë e institucionit për të cilën kandidon;

bvlerësimin e rëndësisë së punimeve akademike, studimeve shkencore, shkrimeve dhe ligjëratave profesionale, botimeve, si dhe pjesëmarrjen në aktivitete shkencore, pjesëmarrjen në procesin e hartimit ose të konsultimit të legjislacionit dhe çdo angazhim tjetër profesional të kandidatit përgjatë 5 viteve të fundit në fushën e së drejtës;

crezultatet gjatë studimeve në ciklet e arsimit të lartë;

çecurinë në punë dhe pjesëmarrjen në trajnimet profesionale dhe në kurse të tjera të certifikuara brenda dhe jashtë vendit.

2Komisioni bën renditjen e kandidatëve në bazë të meritave të tyre morale bazuar në:

areputacionin që gëzon kandidati në shoqëri dhe midis kolegëve;

bcilësitë morale, të tilla si ndershmëria, përpikëria në ushtrimin e detyrave, përgjegjshmëria, besueshmëria, paanësia, dinjiteti dhe prirja për të marrë përsipër përgjegjësi, etika profesionale, përdorimi i të gjitha mjeteve të ligjshme për mbrojtjen në besnikëri të të drejtave të personave që përfaqësohen prej tij;

cangazhimin e provuar në ndjekje të kauzave të shoqërisë civile.

3Komisioni bën renditjen e kandidatëve në bazë të meritave të tyre organizative, drejtuese dhe menaxheriale bazuar në:

acilësinë e platformës dhe të vizionit që paraqesin;

baftësitë e provuara për të marrë vendime dhe përgjegjësi bazuar në përvojat e mëparshme profesionale dhe shoqërore;

caftësitë e komunikimit;

çaftësitë e të punuarit në grup dhe në mjedise multidisiplinore ose multikulturore;

daftësitë e përfaqësimit publik.

4Krahas kritereve të parashikuara në pikat 1, 2 dhe 3, të këtij neni, në vlerësimin e kandidatëve mbahen parasysh edhe:

ambajtja e titujve akademikë;

bkryerja e studimeve dhe trajnimeve afatgjata jashtë vendit;

cnjohja e gjuhëve të huaja.

5Komisioni interviston kandidatët dhe angazhon ekspertë për verifikimin e aftësive të tyre, sidomos për të verifikuar nivelin e zotërimit të gjuhëve të huaja.

6Në zbatim të dispozitave të këtij kreu, Komisioni i Pavarur Ad Hoc miraton rregulla për detajimin e mëtejshëm të kritereve dhe për caktimin e peshës specifike të tyre në renditjen e kandidatëve.

7Në marrjen e vendimeve për renditjen e kandidatëve komisioni vepron sipas kritereve të parashikuara në pikat 1 deri në 5, të këtij neni, dhe harton një raport ku arsyeton renditjen e kandidatëve.

Përmbajtja

    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment