PËR ORGANET E QEVERISJES SË SISTEMIT TË DREJTËSISË   |   115/2016

Neni 135: Thirrja për paraqitjen e shprehjes së interesit

1Jo më vonë se 4 muaj para datës së mbarimit të mandatit të anëtarëve pedagogë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë në detyrë, Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit shpall vendet vakante në faqen zyrtare të Kuvendit dhe në çdo mënyrë tjetër të përshtatshme.

2Jo më vonë se 7 ditë nga shpallja e vendeve vakante, rektori i institucionit të arsimit të lartë që ka fakultet drejtësie dhe Drejtori i Shkollës së Magjistraturës shpallin thirrjet për paraqitjen e shprehjeve të interesit nga anëtarët e personelit akademik dhe nga pedagogët e Shkollës së Magjistraturës që plotësojnë kriteret e parashikuara në nenin 134, pika 2, të këtij ligji.

3Thirrja shpallet në faqen zyrtare të IAL-it, të fakulteteve të drejtësisë, të Shkollës së Magjistraturës dhe i dërgohet secilit prej anëtarëve të personelit akademik dhe secilit prej pedagogëve të Shkollës së Magjistraturës në adresën elektronike.

4Thirrja për paraqitjen e shprehjes së interesit përmban afatin, brenda të cilit duhet të dorëzohet shprehja e interesit, adresën postare dhe elektronike ku duhet të dorëzohet shprehja e interesit dhe dokumentet që duhet të shoqërojnë atë.

5Mosshpallja e thirrjes në afatin ligjor përbën shkelje disiplinore për rektorin e IAL-it dhe Drejtorin e Shkollës së Magjistraturës.

Përmbajtja

    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment