PËR ORGANET E QEVERISJES SË SISTEMIT TË DREJTËSISË   |   115/2016

Neni 136: Shpallja e thirrjes për paraqitjen e shprehjes së interesit nga Ministri i Drejtësisë

1Në qoftë se, në përfundim të afatit të përmendur në pikën 2, të nenit 135, të këtij ligji, rektori i IAL-it, në përbërjen e të cilit ka fakultet drejtësie, ose Drejtori i Shkollës së Magjistraturës nuk kanë shpallur thirrjen për paraqitjen e shprehjeve të interesit, shpallja bëhet menjëherë nga Ministri i Drejtësisë.

2Në këtë rast shpallja bëhet përmes njoftimit në faqen zyrtare të Ministrisë së Drejtësisë dhe i dërgohet në adresën elektronike secilit anëtar të personelit akademik të fakultetit të drejtësisë të IAL-it dhe secilit pedagog të Shkollës së Magjistraturës.

Përmbajtja

    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment