1Pjesëmarrja në mbledhjen e Asamblesë së Personelit Akademik ose Pedagogjik të Shkollës së Magjistraturës për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtarë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë është e detyrueshme.
2Mbledhja e Asamblesë së Personelit Akademik ose e Këshillit Pedagogjik të Shkollës së Magjistraturës për përzgjedhjen e kandidatëve zhvillohet kur janë të pranishëm më shumë se gjysma e anëtarëve.
3Numri i pjesëmarrësve në mbledhjen e Asamblesë së Personelit Akademik ose të Këshillit Pedagogjik të Shkollës së Magjistraturës shënohet në një listë emërore të nënshkruar nga të gjithë të pranishmit.