PËR ORGANET E QEVERISJES SË SISTEMIT TË DREJTËSISË   |   115/2016

Neni 142: Procesi i votimit

1Votimi për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtarë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë nga Asambleja e Personelit Akademik të fakultetit është i fshehtë dhe individual.

2Procesi i votimit është i hapur për mediat dhe të gjithë vëzhguesit e tjerë që shprehin interesim për të ndjekur procesin. Vëzhguesit autorizohen paraprakisht nga rektori i IAL-it.

3Për administrimin e procesit të votimit krijohet një komision votimi, i përbërë nga anëtarë të personelit akademik që nuk kandidojnë. Komisioni i votimit ndihmohet në ushtrimin e funksioneve të tij nga administrata e fakultetit.

4Ministri i Drejtësisë, 2 anëtarë të komisionit të përhershëm përgjegjës për çështjet ligjore në Kuvend, njëri prej të cilëve i përket opozitës, rektori i IAL-it ose persona të autorizuar prej tyre, mund të marrin pjesë si vëzhgues në mbledhjen e Asamblesë së Personelit Akademik për përzgjedhjen e kandidatit për anëtar të Këshillit në nivel fakulteti pa autorizim paraprak.

5Jo më vonë se 2 ditë përpara datës së mbledhjes së Asamblesë së Personelit Akademik, rektori i IAL-it miraton fletën tip të votimit, e cila përmban emrat e kandidatëve të regjistruar.

6Përpara fillimit të votimit, anëtarët e komisionit të votimit shumëfishojnë dhe nënshkruajnë paraprakisht një numër fletësh votimi të barabartë me numrin e anëtarëve të asamblesë së personelit akademik që janë të pranishëm. Në rast të dëmtimit të një ose disa fletëve të votimit, komisioni nënshkruan një numër fletësh votimi të barabartë me fletët e dëmtuara dhe shkatërron në praninë e pjesëmarrësve fletët e dëmtuara.

7Secili prej anëtarëve të asamblesë së personelit akademik tërheq një fletë votimi, e plotëson atë në dhomën e fshehtë të votimit dhe e hedh në kutinë e votimit. Vota quhet e vlefshme kur ajo shpreh qartë vullnetin për të mbështetur vetëm 1 kandidat.

8Rregullat e parashikuara në pikat 1 deri në 7, të këtij neni, për procesin e votimit nga Asambleja e Personelit Akademik të fakultetit zbatohen edhe për procesin e votimit nga Këshilli Pedagogjik i Shkollës së Magjistraturës. Në këtë rast, përgjegjësitë e parashikuara nga pikat 2 dhe 5, të këtij neni, për rektorin e IAL-it ushtrohen nga Kryetari i Këshillit Drejtues. Në rastin e zgjedhjeve në Shkollën e Magjistraturës, krijohet një komision votimi, i cili zgjidhet me short nga anëtarët e Këshillit Pedagogjik. Komisioni i votimit ndihmohet në ushtrimin e funksioneve të tij nga administrata e Shkollës së Magjistraturës. Në rast pamundësie, anëtarët e komisionit të votimit zëvendësohen nga anëtarë të tjerë të Këshillit Pedagogjik të zgjedhur me short.

9Ministri i Drejtësisë ose persona të autorizuar prej tij dhe 2 anëtarë të komisionit të përhershëm përgjegjës për çështjet ligjore në Kuvend, njëri prej të cilëve i përket opozitës, mund të marrin pjesë si vëzhgues në mbledhjen e Këshillit Pedagogjik për përzgjedhjen e kandidatit të Shkollës së Magjistraturës pa autorizim paraprak të Kryetarit të Këshillit.

Përmbajtja

    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment