PËR ORGANET E QEVERISJES SË SISTEMIT TË DREJTËSISË   |   115/2016

Neni 159: Mbledhja plenare e Këshillit të Lartë të Prokurorisë

1Këshilli i Lartë të Prokurorisë organizohet dhe e ushtron veprimtarinë e tij në komisione ose në mbledhje plenare. Kompetencat e Këshillit që nuk përmenden në pikën 2, të këtij neni, ushtrohen nga komisionet. Kompetencat që përmenden në pikën 2 të këtij neni ushtrohen nga mbledhja plenare bazuar në propozimet e komisioneve përkatëse.

2Mbledhja plenare e Këshillit të Lartë të Prokurorisë ushtron kompetencat e mëposhtme:

amiraton akte nënligjore normative, në zbatim të këtij ligji ose të ligjeve të tjera, me efekt të përgjithshëm detyrues mbi të gjithë prokurorët, administratën e prokurorisë, personat privatë dhe organet publike;

bmiraton akte për rregullimin e procedurave të brendshme të Këshillit;

cemëron dhe ngre në detyrë prokurorët mbi propozimin e Komisionit të Zhvillimit të Karrierës;

çvendos masën disiplinore të shkarkimit mbi prokurorët e prokurorisë së posaçme kundër korrupsionit me dy të tretat e votave mbi propozimin e Komisionit Disiplinor;

dshqyrton ankimet kundër vendimeve të komisioneve, me përjashtim të atyre vendimeve që rrëzojnë vendimet e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për arkivimin e ankimeve ose pushimin e hetimeve, sipas pikës 13, të nenit 160, të këtij ligji;

dhmiraton udhëzime të përgjithshme jodetyruese;

emiraton rregulla të detajuara për funksionimin e administratës së Këshillit;

ëmiraton përbërjen e komisioneve të përhershme, të komisioneve të përkohshme, si dhe rregulla të detajuara për veprimtarinë e tyre;

fshqyrton ankimet kundër udhëzimeve të Prokurorit të Përgjithshëm ose të drejtuesve të prokurorive;

gmiraton rregulla të detajuara mbi menaxhimin dhe përdorimin e teknologjisë së informacionit nga institucionet e sistemit të prokurorisë në bashkëpunim me qendrën e teknologjisë së informacionit për sistemin e drejtësisë.

3Në mbledhjen plenare të Këshillit, si dhe në mbledhjen e Komisionit Disiplinor, e cila shqyrton propozimet e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për vendosjen e masave disiplinore, nuk marrin pjesë anëtarët e Këshillit, të cilët kanë bërë kërkesën mbi bazën e së cilës ka nisur hetimi i Inspektorit të Lartë.

4Mbledhja plenare është e përbërë nga të gjithë anëtarët e Këshillit. Anëtari nuk duhet të marrë pjesë gjatë diskutimeve dhe vendimmarrjes për çështjen specifike të rendit të ditës të mbledhjes plenare:

anë rastet e marrjes së vendimit për një çështje disiplinore, kur ka paraqitur tek Inspektori i Lartë i Drejtësisë ankesën, e cila është arsyeja e fillimit të procedimit disiplinor;

bnë rastet e marrjes së vendimit për një çështje disiplinore, kur ka qenë anëtar i një komisioni që ka dhënë ndërkohë vendimin për çështjet e parashikuara në pikën 13, të nenit 160, të këtij ligji.

Përmbajtja

    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment