PËR ORGANET E QEVERISJES SË SISTEMIT TË DREJTËSISË   |   115/2016

Neni 164: Thirrja e mbledhjes së Këshillit të Lartë të Prokurorisë

1Këshilli i Lartë i Prokurorisë mblidhet sa herë është e nevojshme, por jo më pak se 1 herë në muaj.

2Kryetari i Këshillit vendos për datën dhe orarin e mbledhjeve.

3Kryetari mund të thërrasë mbledhje të tjera kur ai vlerëson se ato janë të nevojshme për veprimtarinë e Këshillit.

4Mbledhja e Këshillit mund të thirret edhe me kërkesën e jo më pak se 3 anëtarëve të Këshillit, të cilët përcaktojnë në kërkesë edhe çështjet që do të diskutohen në mbledhje. Edhe në këtë rast Kryetari vendos datën dhe orarin e mbledhjes jo më vonë se 7 ditë nga dita e paraqitjes së kërkesës.

5Kryetari siguron respektimin e procedurave për njoftimin me shkrim të çdo anëtari jo më vonë se 7 ditë përpara çdo mbledhjeje të Këshillit.

6Njoftimi shoqërohet me rendin e ditës, projektvendimet që propozohet të merren gjatë mbledhjes, së bashku me çdo të dhënë, projektakt, këshillë ligjore, si dhe çdo informacion apo dokument tjetër, i cili do të merret në shqyrtim në mbledhje, apo i cili i shërben diskutimeve në mbledhje.

7Rregullat e parashikuara në pikën 6, të këtij neni, nuk përbëjnë pengesë për të miratuar kërkesa për ndryshimin e përmbajtjes së një projektvendimi që shoqëron rendin e ditës.

8Çdo vendim i Këshillit që përbën akt administrativ individual, në lidhje me statusin profesional të prokurorëve të veçantë ose të zyrtarëve të veçantë të administratës, nënshkruhet nga çdo anëtar i pranishëm në mbledhje, siç është rënë dakord. Refuzimi i një anëtari për të nënshkruar përmbajtjen e vendimit nuk përbën shkak për pavlefshmërinë e aktit. Aktet e tjera nënshkruhen nga Kryetari i Këshillit.

9Në rastet ku Këshilli merr vendime administrative individuale, në lidhje me statusin profesional të prokurorëve të veçantë ose të zyrtarëve të veçantë të administratës së prokurorisë, anëtari i mbetur në pakicë mund të kërkojë që opinioni i tij t’i bashkëngjitet vendimit të Këshillit. Në këtë rast, anëtari është përgjegjës për hartimin dhe dorëzimin e opinionit të pakicës brenda afatit të caktuar nga Këshilli për zbardhjen e vendimit.

Përmbajtja

    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment