1Kryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë vendos rendin e ditës së mbledhjes së Këshillit.
2Një çështje e caktuar i shtohet rendit të ditës kur kjo i kërkohet me shkrim Kryetarit jo më vonë se 4 ditë përpara mbledhjes nga të paktën 3 anëtarë të Këshillit.
3Nëse të paktën 6 anëtarë të pranishëm në një mbledhje të Këshillit vendosin se një çështje, e cila nuk ishte përfshirë në rendin e ditës, duhet të diskutohet, si dhe t’i jepet zgjidhje në mbledhje, çështja i shtohet rendit të ditës.